Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri tha sot se stoku i dosjeve në Gjykatat e vendit ka arritur në 150 mijë dosje gjyqësore në rang vendi.
“Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por janë raste dhe halle kontrete, janë po aq qytetarë dhe familje shqiptare që presin prej vitesh Drejtësi!
Presin Drejtësi për pronën, drejtësi për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve, presin drejtësi edhe ndaj padrejtësive që mund t’u jenë bëra gjatë ketyre 12 vitesh keqqeverisje të Edi Ramës!
Drejtësia e vonuar është drejtësie e mohuar!
Shifrat flasin vete dhe sistemi i Drejtësisë është në kolaps total.
Qytetaret shqiptare e kane shume te qarte tashmë se Reforma në Drejtësi ka dale nga binarët Kushtetues dhe ligjorë dhe ka devijuar nga qëllimet për të cilat u nis në Korrik të vitit 2016.
Pasi vunë dorë dhe eksperimentuan me sistemin e drejtësisë, duke importuar pseudoReformën me bekimin e Soros, sot po tentojnë të arnojnë mbi të njëjtin sistem që ka dalë duarsh. Harta gjyqesore i dha goditjen perfundimtare aksesit ne drejtesi per qytetaret duke jua bere te pamundur marrjen e drejtesise”, deklaroi Nuri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/