REFLEKTIM/ Qeparoi, fshati i braktisur

REFLEKTIM/ Qeparoi, fshati i braktisur

276
0
Shares

Nga Dr. Petraq Koka*

Qeparoi, fshati I braktisur, i braktisur nga te gjithe! Se pari nga Qeveria!!

Sepse eshte e paspjegueshme per cfare arsye ky fshat kaq i veçantë nuk u fut ne programin e 100 fshatrave!!!

Pse edhe ky fshat nuk e pati fatin e fshatrave te tjere si vellezer, si Dhermiu, Vunoi? Pse denohet me kete indiference? Nderkohe që eshte nje fshat me inklinacion te majte, me nje kryetar temajte, qe ka disa legjislatura ne krye te tij.

Nese qeveria do kishte vazhduar t’i kushtonte vemendje edhefshatit te vjeter, sic beri me bregun e detit, me ndertimin e Lungomares, sot ai do ishte nje atraksion edhe me I madh per vizitoret e shumte, qe jane te pranishem, pamvaresisht prezencesse shtepive germadha.

Le te shpresojme qe nje dite qeveria do ktheje vemendjen edheper me te bukurin e te gjithe fshatrave!

Aq I ngjashem, ne monumentalitetin e vet, me fshtrat e Italise se Jugut

Realiteti

Sot, fshati I vjeter eshte I dekompozuar, sikur nje lufteshkaterrimtare kaloi mbi te!! …cati te rrezuara, mure te prishur, rruge te pamirembajtura, te harruara!!

Kjo trashegimi e cmuar e te pareve eshte shqyer nga koha, ngamosmirembajtja, nga konfliktet midis trashegimtareve teshumte, nga mungesa e interesit te vendasve per te investuar ne te, por pse jo, edhe nga veshtiresite e jashtezakoneshme per temarre Leje Restaurimi nga Instituti I Trashegimise  Kulturore. Eshte fjala per njeriun e zakonshem, jashte lidhjeve nepotike, sepse keta te fundit nuk kane nevoje per Leje, ndertojne ne meste dites, nen syte vigjilente te policise se rendit, organizmitme te plotfuqishem qe koha ka nxjerre ne evidence.

Aty-ketu lulezon ndonje shtepi e rikonstruktuar konformarkitektures tradicionale te mesdheut. Jane te huaj qe kane bleredisa shtepi, qe arriten te ndertonin para 10-15 vitesh, kur kjoender ishte me e realizueshme. Ata zgjodhen te sjellin kulturen e tyre, ne arkitekture dhe ne menyren e jeteses, ne kete skaj tevetmuar, mes maleve, me shikim nga deti.

Pak HISTORI

Kujtdo qe I ndeshet shikimi mbi ate maje shkembi, qe e ka emrin Qeparo, befasohet nga shtepite e gurta qe ngrihen mbimajen e tij, sikur varren nga rete.

Ky fshat eshte nje trashegimi e jashtezakoneshme e te pareve, ndertuar ne periudhen 1840-1900 dhe I futur ne listen e Institutitte Trashegimise Kulturore para pak vitesh.

Dhe natyrshem te lind pyetja: Si I kane ndertuar te paret keto shtepi te larta, ne maje te shkembit, kur asnje rrugeautomobilistike nuk ka pate? Rruga automobilistike Vlore -Sarande, ne distance rreth 2 km nga qendra e fshatit, eshtendertuar pak para luftes se pare boterore..

Sot, kur teknika dhe materiale e ndertimit jane zhvilluar, kurrruga automobilistike shkon deri ne qender te fshatit, eshtedetyre mamuth te ndertosh nje shtepi nga e para atje lart, majeshkembinjve, sidomos ne ditet qe jemi, ne mungese totale tekrahut te punes.

Shtojme ketu edhe te veshtirsite e medha te transportit, ngaqendra, deri ne pikat ekstreme te fshatit, qe mund te realizohetvetem me kafshe.. kur edhe njerzit per t’i grahur ato kafshe nukjane me!!

Qeparoi, ne vitet e tij me te mira, periudha 1960 -70, ishte imbushur me njeres te te gjitha moshave..Grate shamizeza e tepalodhura te ketyre aneve I fshinin me fshese rruget dherrugicat, ne mengjeset e hershem.

Per te mos harruar lulet dhe trendafilat qe zbukuronin portat e shtepive, portat me harqe gurri..sokaket e gurrte, me tabelaemrash neper mure, tabela te emaluara, te bardha, te shkruarame germa te zeza:  “Rruga Sokrat Leka”, “Rruga 2 Mehallat”, ose te tjera emertime, me emra personash te njohur ne historinee fshatit, ose te krahines.

Sot ato tabela nuk jane me, ose mund te kete ngele ndonje, diku, ne ndonje cep. Dikush me probleme mendore I shkuli dhe I zhduku!

Te dielat ishin ditet ndryshe, per te gjithe banoret! Nen tingujt e kambanes, ata nxirrnin nga garderobat veshjet me te mira, brenda varferise prozaike te trasheguar dhe mbushnin rruget me zera, mbushnin kishen dhe ndiqnin ritualet normale teortodoksise.

Ishte koha qe nuk kishte TV, kinema, keto erdhen pas vitit 1970.

Nje dite, ketij fshati aq te vecante, do I fillonte nje vdekje e ngadalte, qe do ja merrte shpirtin, ne nje vuajtje te gjate..

Largimi I pare nga ky vendbanim filloi pas viteve 60, kur ikenbanoret e pare, per te ndertuar shtepi anes detit, anes fushes, ne rrugen kryesore Vlore- Sarande.. per ti shpetuar mundimit te njerruge te tatepjete, vajtje-ardhje, fushe-fshat, pas nje punecfilitese 8 oreshe ne bujqesi

Dhe ky proces vazhdoi per 30 vite, derisa erdhi viti 91, kurnjerzit iken, iken perfundimisht, nga syte kembet, sa me largkazmes dhe lopates se lodheshme, qe ju mori shpirtin per 40 vite, por te varfer qe te varfer mbeten..

Iken dhe nuk po kthehen me..vetem ikin, ikin gjithmone..Duke lene pas vehtes trishtim dhe mungese!!

A do kthehen ndonjehere?

Qe te rikthejne jeten ne kete vend?

EPILOG

Per te gjithe ata qe nuk ju eshte dhene mundesia per te vizituarkete mrekulli te trashegimis kulturore te jugut, bera njepershkrim te gjate te tij..

Me shpresen qe shqetesim I ngritur do tingelloje ne veshet e institucionevet respective, po rikthehem edhe nje  here atje kufillova, tek qendra e ketij shkrimi:

A ka ndonje parashikim kur edhe ky fshat kaq i vecante do futet ne programin e 100 fshatrave?
A do I lehtesoje ITKT veshtiresite e jashtezakoneshme per temiratuar Lejen per Restaurim, duke u treguar dashamiresedhe aspak bunker ndaj kerkesave te fshatareve-refugjate teQeparoit? Te cilet nuk kane mundesi per te penetruar ne labirintet e nderlikuara te proceurave online te ketijInstituti.

*Dr I shkencave teknike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY