Paratë te zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe dy drejtuesit...

Paratë te zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe dy drejtuesit e firmës që mori tenderin

61
0
Shares

Është arrestuar edhe administratori i kompanisë, Vladimir Topi dhe inxhinier i firmës, Silvi Shehi, kompqbi e cila u përfsho në dhënie parash për zyrtaren e lartë të ministrisë së Shëndetësisë.

Prokuroria e Posaçme tha zyrtarisht se shuma monetare prej 330 mijë Lekë është dhënë si ryshfet nga shtetasi Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, me objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës. Fondi limit i këtij tenderi ishte 805 mijë Lekë, ndërsa fituesi u kualigikua me rreth 700 mijë.

Lekët janë marrë fillimisht nga shtetasi Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë fituese në banesën e administratorit, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, njofton prokuroria e Tiranës.

Paratë u sekuestruan në zyrën e kësaj të fundit gjatë operacionit të zhvilluar të premten. Dy zyrtaret, Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY