EMRI/ Ishte në kërkim për vrasje, kapet në Portin e Vlorës

EMRI/ Ishte në kërkim për vrasje, kapet në Portin e Vlorës

36
0
Shares

I shpallur në kërkim nga DVP Fier, për vrasje me dashje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

45-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, për tentativën e tij për t’u futur në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.

Bazuar në këto infomacione, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit:

Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.

45-vjeçari iu dorzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY