Invalidët në protestë, diskriminim nga Financat dhe Shëndetësia

Invalidët në protestë, diskriminim nga Financat dhe Shëndetësia

40
0
Shares

Shoqata e Invalidëve të Punës protestoi sot pranë ministrisë së Financave për rritjen e pagesës së invalidit e cila aktualisht është 92 mijë lekë të vjetra.

Folësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën sesi ministritë e Shëndetësisë dhe Financave kishin kohë deri në nëntor, përndryshe do të kërkonin dorëheqjen e drejtuesve të këtyre ministrive.

“Ju bëj thirrje qeveritarëve që të kenë kujdes dhe humanizëm ndaj nesh. Nesër do jetë vonë. Në nëntor do mblidhemi prapë. Nuk na vlerëson kush. Në nëntor nëse ministria e Financave dhe e Shëndetësisë, nuk do pranojnëtë ulen me ne, do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave sepse janë të papërgjegjshëm ndaj të drejtave tona.

Qeveria të mos e marrë si shaka, ne duam të ushqejmë fëmijët tanë. Jemi ngritur nga shtrati dhe kemi ardhur këtu”, u shpreh një prej invalidëve të punës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...