Nga Ramë Maraj
Ish Kshilltari Special i Presidentit Rugova
Vendimi i Sekretarit të Shtetit Z.Blinken e në këto momente ishte një shok kombtar dhe deri diku dhe ndërkombtar vlerësuar nga ne qytetaret dhe jo vetëm.Pra pa qenë të parapërgaditur së paku sa na përket ne qytetarve ma admiruesit në botë të SHBA-ve.
Sdo mend se një Stejtdepartment i një supërfuqie botrore kur merr vendime e qëndrime bazohet në një kapital te të dhënave nga një megasuperstrukturë me destinime e qëllime pas analizave e vlerësimeve të stërholluara gjithmonë në parandalim ose rikuperim në lëvizje të zhvillimeve intenzive distematike të rrethanave disfavorizuese demokratike.
Po përpiqem të reflektoi – kontribuoj duke përballur dy kapituj të kësaj situate të parës në këto 30 vite demokraci në këtë nivel.
Faqja e parë sugjeruese
1.U prodhua një vendim i rëndë (pa paragjykuar arsyeshmërinë) ndaj liderit historik të pluralizmit në Shqipëri,liderit historik të PD-së,presidentit të parë,kryeministër dy mandate,familjes dhe deri diku dhe pasardhësve.
2.Sot për sot pa parë zhvillime pasuese tjera brenda e nga jashta, Shqipërisë ju aksidentue një simbol dhe asaj i mungon një segment trashëgimie politike e pacenueshme, e nëvojshme si memorie dhe e deshirueshme për qytetarë por dhe aleatet tanë.
Dua të besoj se dhe shteti aleat nuk e pati të lehtë një hap të tillë.
Koha do të deshmoi për shumë të vërteta dhe ngutia e tepruar e jona eventuale nuk është një këshilltar i preferuar as për individin,familjen,qytetaret, shtetin dhe as trashëgiminë e ardhmërinë jetike mes nesh dhe aleatit tonë SHBA.
3.Arsyetime të caktuara në vendim janë të rënda nga dukja e jashtme për të adresuarin për çka në disa raste për disa pjesë të tij kanë shprehur keqardhje dhe personalitete qe deri dje qëndronin me Z.Berisha në pozita kundërshtare për zhvillime aktuale senzitive shtetrore e kombtare.
4.Më intrigon mungesa se a kishte komunikim discret, dijeni reciproke të këtij akumulimi te themi mospajtues,refuzues,hutues,zhgënjyes mes dy pozicioneve që epiloguan këtë situatë apo përpjekje për evitim jo politik por substsncial
Faqja e dytë
1.Dr Sali Berisha u promovua dhe u investua si lider,president,kryeministër e subjekt strategjik e me shtet me status të preferuar rreth tri dekada nga SHBA.Kuptohet se me raste falë këtij kapitali përpos besimit sistematik,mirnjohjeve pa dallim partishë nga SHBA edhe u amnestuan situata sfiduese me kosto gjatë tranzicionit.Këto veprime kishin mbulesë arsyeshmërie në fazat kritike edhe kur duhej zgjedhur e keqja më e vogël për të arritur kapërcime të domosdoshme demokratike.
2.Sqarimet insistuese me fakte e miqësore përmes rrugëve jo publike (njohuri në mungesë të pjesërishme nga ana ime) janë një peng i imi nëse nuk kanë arritur masën shterruese.
3.Është një sihariq që Z.Berisha nuk e ka humbur admirimin për SHBA-në,Popullin Amerikan,Presidentin Baiden,Stej Departmentin, Kongres e Senat, të gjitha institucionet relevante qe se ka as për Sekretarin Blinken sa e kam kuptuar për vendimin,po me nënshkrimin.Gjithashtu sugjerimi i tij qe te mbahen marrëdhënie të mira apo miqësore me ambasadoren Z.Kim.Kërkoj ndjesë për ndonjë mungesë detali.
4.Z.Berisha ka dhënë shpjegime pse ju drejtue avokatit në Francë.
Këtu e kam dhe mendimin tim sugjerues miqësor.
– Z.Berisha i kisha sugjeruar që ta ndërpresë iniciativen në Francë dhe ta çvendosë në SHBA duke ju drejtuar me argumentet e veta nga Presidenti Baiden, Sekretari i Shtetit Blinken dhe në qarqe të sugjeruara miqësore e profesionale sepse SHBA në historikun politik e diplomatik kanë raste të zbutjeve,korrektimeve e gjer të tërheqja e masave të caktuara çoftë dhe pas një kohe.Asnjë fuqi në botë sotpërsot nuk e rivalizon apo konteston suksesshëm një vendim të mikut tonë SHBA.
Më shumë përsonalisht e përballoj një qortim nga miku jonë se një mbështetje shkresore nga një ambient jashtë SHBA-ve që smund të ketë efekt më shumë se një lajm ditor ose dokument arkivi.
5.Kthesa e sugjeruar nga unë miqësisht vjen nga bindja se SHBA kryesisht e pa alternativë, e pastaj të tjerët aleat strategjik në BE e tjerë janë adresa pra SHBA që ishin janë dhe duhet të mbeten vendi i vendosjes se ” mendjeve e zemrave të dy vendeve tona mbi tavolinë ” për çdo gjë jetike.
Ky hap eventual i juaj i përcjellë me përpjekje për shtendosje të brendshme çoftë dhe të njëanshme e vendosë Shqipërinë në disa segmente në rrugen e rikuperimit faktik të brendshëm e marrëdhënieve jetike aleate në këto momente kritike të ndryshimit të ekuilibrave rajonal e global.E kundërta është avaria institucionale,demokratike,imponimi për një sterilizim të imponueshëm dhe radikal të brendshëm ose alternativa prapambetja në konkretizimin e shanseve tona në shek 21 e shumë kohë më tej për gjeneratat tona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/