Nishani, Kadilli dhe Imami kërkojnë sërish largimin e Bashës. A po plazmohet...

Nishani, Kadilli dhe Imami kërkojnë sërish largimin e Bashës. A po plazmohet një grup tjetër?

187
0
Shares

Kryetati i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani tha sot në “Përballë”, se ka ardhur koha që Basha të dalë e të marrë përgjegjësinë për humbjen që ka pësuar dhe të tërhiqet.

“Duhet marrë përsipër humbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve do të veprojmë me të njëjtin standard. Pati një qëndrim nga Basha i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike, konstatoi se ishin humbur zgjedhjet. Në momentin kur Basha doli dhe konfirmoi humbjen dhe nuk mori asnjë përgjegjësi por nënvizoi faktin se do të vazhdonte të mbante të njëjtin temp dhe model. Atëherë është detyra e kujtdo në PD për të vënë alarmin pasi rrezikojmë të mbetemi pa alternativë qeverisëse. Mund të kesh opozitë formale por nuk ke alternativë qeverisëse.

Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Humbi në garën e parë elektorale politike në 2017. U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vjedhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfajësime. Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë”, tha Nishani.

Ndërsa kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli tha sonte në a2news me gazetaren Merita Haklaj, se  “vërtet u ble vota, sepse zgjedhjet kanë pasur gjithmonë parregullsi në Shqipëri, por kur certifikohen nga institucionet dhe pranohen nga arbitri, duhet të luftojmë për të garantuar që të mos ndodhë më kjo shitblerje e votës”.

“Por, nëse do t’i fitonte zgjedhjet opozita, do të thonim i fitoi Basha. PD-ja nuk ka kryetar që ngjall besim. Nëse ne nuk i thërrasim njeriut politik, nuk mund të ketë shans për fitore”, tha Kadilli.

Edhe ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Imami ka folur me një gjuhë të ashpër për kreun aktual të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin e këtij të fundit për djegien e mandateve në vitin 2019. Sipas Imamit, për Bashën “duhet të kishim folur me forcë që në 2013, por menduam që garancia ishte Sali Berisha”. Ai thekson se ai i doli nga duart edhe mentorit të tij përgjegjësia është e atij që ka marrë vendimet. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY