Propozimi i BE, nuk hyjnë në vendet evropiane kush bëri vaksinat kineze...

Propozimi i BE, nuk hyjnë në vendet evropiane kush bëri vaksinat kineze dhe ruse

176
0
Shares

Komisioni Europian ka propozuar rihapjen e kufijve për këdo që është vaksinuar plotësisht me vaksinat Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca.

Këta qytetarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës.

Plani pritet të vihet në zbatim nga fillimi i qershorit edhe për vende të treta që janë jashtë unionit.

Me rritjen në mënyrë dramatike të shkallës së vaksinimit në vendet anëtare të BE-së, zyrtarët e Komisionit thanë se është koha për të zbutur rregullat edhe për pushuesit.

Kufijtë e BE pritet të rihapen në fillim të qershorit, thanë zyrtarët, me marrëveshjen që do të kërkohej nga vendet anëtare gjatë takimeve të martën dhe të mërkurën.

Sipas propozimit të Komisionit do tu lejohet hyrja të gjithë atyre që janë vaksinuar me vaksina të autorizuara nga BE. EMA nuk ka aprovuar ende vaksinën kineze dhe ruse Sputnik V dhe CoronaVac.a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY