Bashkia e Durrësit konfirmon se shpërndau miliona euro pak ditë para votimeve

Bashkia e Durrësit konfirmon se shpërndau miliona euro pak ditë para votimeve

194
0
Shares

Bashkia e Durrësit ka konfirmuar sot miliona euro që u dhamë prej saj pak ditë para votimeve në formën e granteve për rindërtim për mijëra votues duke ndikuar votën e tyre përmes parasë publike.

Përmes një njoftimi bashkia thotë se ka shpërndarë 13,7 milionë $ për 4294 familje me banesa të dëmtuara nga tërmeti.

Në reagimin e Bashkisë së qytetit bregdetar thuhet se procesi i shpërndarjes së grantit për rikonstruksion ka nisur që në fillim të vitit 2020 dhe është kryer sipas të gjitha procedurave të përcaktuara me VKM si dhe të miratuara në këshillin bashkiak me transparencë të plotë.

Po ashtu bashkia sqaron se dhënia e grantit për rikonstruksion familjeve të prekura nga tërmeti ashtu si të gjitha proceset e tjera të rindërtimit nuk kanë të bëjnë fare me zgjedhjet apo me votat.

Baahkia nuk ka dhënë sqarine në lidhje me ndryshimin e standartit për qindra banesa nga Ds1 në Ds2 ose më lart për të përfituar më shumë para. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY