KPK shkarkon prokurorin Kolë Hysenaj

KPK shkarkon prokurorin Kolë Hysenaj

231
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj.

Prokurori Kolë Hysenaj, u shkarkua për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe disa probleme në pikat e tjera të kontrollit.

Trupa gjykuese për Hysenajn drejtohej nga Pamela Qirko me anëtarë Olsi Komicin dhe Firdes Shulin. Hysenaj e priti me qetësi vendimin dhe u largua nga salla pasi tha: “Ju faleminderit”.

Në hetimin e dytë që u bë për Hysenajn u konstatua probleme për pasurinë, ndërsa që ndaj tij ishin depozituar edhe 5 denoncime të reja nga publiku.

Relatorja tha se Hysenaj nuk e kishte deklaruar pasurinë siç duhet, ndërsa përgjatë karrierës nuk kishte deklaruar asnjëherë kursime dhe para kesh. Ai nuk justifikonte rreth 26 milion lekësh të reja.

Ndërsa Hysenaj ka këmbëngulur se deklarimet e tij kanë qenë të sakta. Prokurori deklaroi se deri në vitin 2011 kur kishte blerë për 11 milion lekë një tokë në Bërxullë të Tiranës, kishte pasur kursime 9.4 milion lekë, ndërsa nga ky vit, duke shtuar të ardhurat nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë USD dhe një makine prej 22 mijë eurosh, kishte pasur kursime që shkonin në 18 milion lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY