Çekia zbraz ambasadën ruse, 18 diplomatë dyshohen si spiunë

Shares

Qeveria çeke pothuajse ka zbrazur ambasadën ruse në Pragë duke larguar nga vendi një numër të konsiderueshëm diplomatësh të dyshuar se punonin për shërbimin sekret rus.

Shërbimet e inteligjencës Çeke kanë identifikuar 18 anëtarë të ambasadës Ruse në Pragë si agjentë të shërbimeve të spiunazhit të Moskës, ka thënë Ministri i Jashtëm Çek, Jan Hamacek.

“Tetëmbëdhjetë zyrtarë të ambasadës ruse duhet të lënë vendin tonë brenda 48 orësh,” tha ai.

Kryeministri Çek Andrei Babiç dhe Ministri i Jashtëm gjithashtu thanë se kishte dyshime se shërbimet sekrete ruse ishin të përfshira në bombardimet e vitit 2014 në një depo të ushtrisë. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...