Detaje nga vrasja e vjehrrës në Maqellarë, Miranda fshehu krimin, gënjeu fëmijët

Detaje nga vrasja e vjehrrës në Maqellarë, Miranda fshehu krimin, gënjeu fëmijët

323
0
Shares

Krimi i rëndë në Maqellarë, ku nusja 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën Naile Markaj, 74 vjeçe është zbuluar vetëm 6 orë pasi ai ka ndodhur.

Nusja Miranda Markaj, e ka fshehur trupin e viktimës në banesë ndërsa fëmijlve ql po luanin në oborr dhe kanë dëgjuar klithma Miranda u ka thënë se gjyshes i dhimbte koka.

Trupi i Nailes u gjet ngavi biri dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar Policinë. Autoritetet e kanë arrestuar në flagrancë autoren e krimit, teksa kanë e gjetur të moshuarën e pajetë, me plagë të shumta.

Gjithashtu mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj nuses. Sipas banorëve, konfliktet duket se kanë qenë të hershme dhe dyshohet se nusja vuante nga probleme mendore.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga 44-vjeçarja dhe është ngritur akuza për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY