Basha: Nevoja për ndryshim i tejkalon kufijtë e partive politike

Basha: Nevoja për ndryshim i tejkalon kufijtë e partive politike

44
0
Shares

Nevoja për ndryshim i tejkalon kufijtë e partive politike, tha kryetari i PD, Lulzim Basha sonte në realstory të gazetarit Sokol Balla.

Lulzim Basha: Opozita, koalicioni, qeverisja e nesërme e ka marrë me seriozitet detyrën. Ne kemi ardhur tek qytetarët me zgjidhje që ata meritojnë për të bërë të mundur ndryshimin që ata kërkojnë dhe tema kryesore sot në Shqipëri doni s’doni ju, dua s’dua unë, do s’do Rama, është ndryshimi. Domosdoshmëria për ndryshim Ju siguroj tejkalon çdo simpati politike. Ka depërtuar thellë jo tek votuesi i Partisë Socialiste dhe kjo është diçka që ne nuk e fshehim dot edhe në ditët e ardhshme, por ka depërtuar aktivistët e Partisë Socialiste. Do ta shohësh dhe do ta dëgjosh shumë fort me 25 prill. Të siguroj që shqiptarët masivisht janë të bindur që e vetmja mënyrë për të ecur përpara është ndryshimi dhe e dyta që më mbush me shpresë dhe besoj do t’ju mbushë edhe juve me shpresë është fakti që si pjesë të ndryshimit shohin procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimit Europian. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY