Miçigan, rreth 250 të vaksinuar sërish me covid, 3 vdiqën

Miçigan, rreth 250 të vaksinuar sërish me covid, 3 vdiqën

94
0
Shares

246 banorë të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pasi ishin vaksinuar me të dyja dozat. Nga këta, 3 prej tyre ndërruan jetë, tha për “The Detroit News” shefja e Departamentit të Shëndetësisë së Miçiganit, Lynn Sutfin. Gazeta nuk thotë emri e vaksinës por SHBA po aplikon Pfizer dhe Moderna.

Rastet janë raportuar nga 1 janari deri në 31 mars të këtij viti dhe të gjithë këto raste kanë rezultuar pozitivë të paktën 2 javë pasi janë vaksinuar me dozën e fundit.

Ajo shtoi: “Ndërkohë që shumica e popullsisë zhvillon imunitet të plotë brenda 2 javësh nga kompletimi i vaksinës, një pjesë e vogël merr më shumë kohë për të krijuar një përgjigje të plotë antitrupash”.

Deri në 5 prill, rreth 2 milionë banorë nga 10 milionë që ka gjithsej Miçigani, janë vaksinuar plotësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY