LETRA/ Zgjedhjet në rrezik, shkak fletët e votimit, kompania sllovene jep alarmin

LETRA/ Zgjedhjet në rrezik, shkak fletët e votimit, kompania sllovene jep alarmin

192
0
Shares

Kompania sllovene CETIS ka deklaruar se për të është e pamundur të printojë dhe rë sjellë në Shqipëri fletët e votimit brenda një kohe limit.

Ajo i la shkruar KQZ me 2 prill se e ka të pamundur që porosia e dhene pas datës 10 prill, saktësisht me 12 prill në lidhje me fletët e votimit të përmbushet para datës së votimit.

Vonesat lindën nga PS e cila ankimoi fletën e votimit me emra në KAS. Ndërkaq rregullatori i KQZ pranoi kërkesën e PS por nul zgjidhi ankimimin e PD për logon e kopjuar nga Bindja Demokratike.

Praktikisht fleta e votimit pret të mblidhet kolegji zgjedhor për të vendosur në lidhje me ankimimet për fletën.

LETRA 

Duam t’u vëmë në dijeni për disa limite në procesin e printimit që çdo kompani mund të përballet në një projekt të ngjashëm si ky i prodhimit të fletëve të votimit. Pasi ne kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizanjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimit, pasi ne të kemi dizajnuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimit të marrë nga KQZ.

Zakonisht ky proces merr 1 deri në 2 ditë dhe varet nga disa faktorë të brendshëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për tu printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet ti shtojmë edhe dy ditë të tjera për ti dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ.

Për sa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gjë e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike.

Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY