Veton Surroi zhbën debatin për punën e Bashës në Unmik: Duhet të...

Veton Surroi zhbën debatin për punën e Bashës në Unmik: Duhet të kemi pak respekt

92
0
Shares

Politikani dhe gazetari  Veton Surroi, tha sot në një intervistë për emisionin Real story se nuk është fare e rëndëisshme se cfarë ka bërë Basha gjatë kohës që punoi në Kosovë duke shtuar se Basha nuk është i detyruar të shpjegojë çfarë ka hetuar në atë kohë dhe as të akuzohet për këtë gjë, por duhet vlerësuar që ka qenë punëtor i Kombeve të Bashkuara.

“As nuk më intereson se çfarë ka bërë z. Basha. Nuk shoh se çka i shërben këtij debati ajo se çfarë ka bërë z. Basha. Duhet të kemi pak respekt. E kam takuar një herë gjithsej në Kosovë z. Basha. As duhet z. Basha të shpjegojë se a ka hetuar në Krushë apo diku tjetër, dhe as duhet akuzuar z. Basha për një hetim që ka bërë apo jo, mendoj se nga pozicioni i tij dhe i Shqipërisë ka qenë mirë të thuhet se ka qenë punëtor i Kombeve të Bashkuara, ka qenë në këtë sektor dhe ka bërë hulumtimet e duhura, kjo do të ishte më etike”, deklaroi Surroi në emisonin Real Story te Sokol Balles./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY