Horoskopi, 26 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 26 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

463
0
Shares

Dashi

Edhe pse do të mundoheni të ndërveproni me disa persona njëkohësisht për të harruar një ngjarje të kohëve të fundit, do ta keni të kot pasi nuk do të mund t’ia arrini qëllimit. Do të shuani disa kuriozitete mbi disa persona gjatë kësaj dite, por këshilla më e mirë është të përjetoni çdo moment si të vijë dhe të mos iu shmangeni situatave.

Demi

Dinamika e ngjarjeve sot do të largojë nga ju pasivitetin dhe jetën rutinore. Është një moment shumë i mirë për të bërë disa ushtrime me trurin tuaj. Do të rritet vetëbesimi dhe do ta keni shumë të thjeshtë të komunikoni në një ambient thuajse të panjohur për ju.

Binjakët

Vështirë se do të mund të ngelni vetëm kudo që të jeni sot. Do ta keni të thjeshtë të shoqëroheni edhe në ambiente jofamiljare. Mos u trembni nga disa ide të papritura që do t’ju vijnë në kokë por mundohuni ti realizoni ato sa më parë të jetë e mundur.

Gaforrja

Do të përfitoni shumë falë aftësive tuaja komunikuese, intelektuale dhe intuitës. Nëse mendoni herë pas here se jeni duke nënvlerësuar inteligjencën e dikujt, mos u ndieni aspak në faj, se pse ky është një problem i të tjerëve jo i juaji. Reagoni në mënyrë të natyrshme dhe mos e mendoni gjatë mënyrën se si të tjerët do ti perceptojnë veprimet tuaja.

Luani

Do të nisni të ëndërroni e të humbni kohën kot me gjëra të cilat nuk do t’ju çojnë askund. Ana emocionale është shumë e rëndësishme për ju, por mundohuni të mos e kaloni kufirin. Për çdo gjë që jeni të bindur shprehni mendimin tuaj dhe mbrojeni atë me argumente, pavarësisht se cili është personi që qëndron përballë jush dhe cilat janë fuqitë e tij në shoqëri.

Virgjëresha

Atmosfera që do të krijohet rreth jush do t’ju lejojë të ndërveproni me familjarët dhe të kaloni disa momente shumë të lumtura. Qëndrojini besnikë parimeve tuaja dhe mundohuni të mos dilni nga vetja nëse ju duhet të bëni ndonjë kompromis me persona të rinj që janë bërë pjesë e jetës suaj gjatë kohëve të fundit. Nëse e shikoni të arsyeshme se duhet të komunikoni me dikë, bëjeni pa e menduar dy herë.

Peshorja

Është momenti i duhur për të punuar në rregullimin e disa marrëdhënieve që keni krijuar deri më tani me disa persona. Nëse i keni pasur disi të largëta, bëni mirë të tregoheni më të hapur në pranimin e ideve të të tjerëve në punën apo ambientin tuaj të përbashkët. Nëse duhet të bëni ndonjë udhëtim, tregohuni miqësor dhe mos nxirrni në pah anën tuaj më të keqe me të tjerët.

Akrepi

Nëse zgjidhni të keni një mënyrë të lirshme jetese, pa e vrarë shumë mendjen, do të shikoji se dot keni rezultate mjaft pozitive sot. Mos u kapni pas fjalëve apo heshtjes së disa personave, pasi jeta juaj nuk varet e as nuk ndryshon për shkak të atyre që thonë apo bëjnë personat që ju rrethojnë. Sot është dita e duhur për të pyetur dhe për të marrë përgjigje.

Shigjetari

Nuk do të preferoni të përziheni shumë me turmën dhe do të ngeleni jashtë saj në një pjesë të madhe të rasteve. Do të mbani veten larg kontakteve me ata që ju rrethojnë dhe kjo do të jetë zgjedhje e mirë për sot, pasi gjendja juaj shpirtërore dhe emocionale nuk është gati për të përballuar situatat që do të krijohen.

Bricjapi

Duhet të dëgjoni dhe të merrni në konsideratë edhe mendimet e të tjerëve, pavarësisht se do të mund t’ju duken të parëndësishme apo sipërfaqësore. Nëse doni të propozoni një ide për ndryshimin e diçkaje, gjeni mënyrën dhe kohën e duhur për ta bërë. Nëse jeni të interesuar për zgjerimin e njohurive në lidhje me një çështje të caktuar, kërkoni informacion dhe mos u stepni.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të takoni disa persona me të cilët do të doni të ndërveproni në mënyrë aktive. Nëse keni disa mendime për ti ndarë me të tjerët, bëjeni këtë pa u menduar dy herë. Do të jetë një gjë shumë e mirë për ju, pasi do të viheni në qendrën e vëmendjes dhe në disa raste, me shumë mundësi do të mund ti jepni zgjidhje një problemi.

Peshqit

Do të jeni të gatshëm për të komunikuar me këdo gjatë kësaj dite dhe kjo do të jetë një arsye shumë e mirë për të ndryshuar disa mendime tuajat në lidhje me të tjerët. Qëllimet dhe objektivat tuaja do të realizohen tërësisht gjatë kësaj dite, edhe pse do të hasni në disa pengesa të papërfillshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY