I vdiqen dy vellezer nga covid, pedagogu i ben leter Kryeministrit: Take...

I vdiqen dy vellezer nga covid, pedagogu i ben leter Kryeministrit: Take action, not reaction!

215
0
Shares

Pedagogu Afrim Osmani qe jep leksione ne Universitetin Luarasi humbi pak dite me pare brenda pak oresh dy vellezerit e vet nga covid.

Sot ai ka vendosur ti shkruaje Kryeministrit Rama ne lidhje me ate cfare mund te kete shkaktuar edhe vdekjet e shumta nga covid.

Letra e Osmanit:

Z. Kryeministër!

Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve..
Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë.
Janë menaxherët e nivelit të lartë që përgjigjen për veprimet strategjike, për rrugët e daljes nga kriza, që organizojne dhe udhëheqin daljen nga kolapsi.
E gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.
– E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.
– E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.
Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka zakonisht dy zgjidhje:
– Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët;
– ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës.
Eshtë një gabim i madh kur duam ta justifikojmë situatën në vendin tonë, duke marr për shembull vendet e tjera. Ne jemi një vend i vogël, me një numër ende relativisht të vogel pacientësh që rrezikojnë jetën dhe kemi përveç të tjerash edhe potencial solidarizimi.
Ju degjova me vemendje në fjalen tuaj, jam nje adhurues i publicistikes dhe i narracionit tuaj, por shikoj që kjo armë e juaja e fortë nuk ndihmon fare në perballimin e kësaj situate, perkundrazi e keqëson atë.
E perseris, është një krizë menaxheriale dhe jo një krizë e profesionistëve.
Doktorët dhe infermieret janë punonjës jo menaxherialë, për rrjedhojë në rastin konkretë kane shumë pak në dorë për përmrësimin e situatës edhe pse jetët e njerëzve shpëtohen nga duart e tyre.
Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzit e duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm.
Take action, not reaction!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY