Biden zgjedh anetare te rinj te administrates se tij, cilat jane emerimet...

Biden zgjedh anetare te rinj te administrates se tij, cilat jane emerimet e fundit

104
0
Shares

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve kryesorë katër ish-zyrtarë të administratës Obama-Biden, ndërsa vazhdon punën për formimin e ekipit të tij të Shtëpisë së Bardhë.

Cathy Russell, ish-shefe e stafit të zonjës Jill Biden gjatë administratës Obama, do të shërbejë si drejtore e Zyrës së Personelit Presidencial në Shtëpinë e Bardhë, që merret me vlerësimin e aplikantëve për role të ndryshme brenda administratës. Louisa Terrell, ish-këshilltare legjislative e presidentit në administratën Obama dhe ish-zëvendës shefe e stafit të zotit Biden në Senat, do të jetë drejtore e Zyrës së Çështjeve Legjislative të Shtëpisë së Bardhë. Ajo është tashmë pjesë e ekipit të tranzicionit dhe merret me marrëdhëniet me Kongresin.

Carlos Elizondo, ish-sekretar i çështjeve sociale për zonjën Jill Biden gjatë administratës Obama, do të jetë në të njëjtin rol, sekretar social për zonjën e parë. Ndërsa Mala Adaga do të shërbejë si drejtoreshë e politikave për zonjën Biden. Zonja Adaga më parë ka punuar si drejtore për arsimin e lartë dhe familjet e ushtarakëve në Fondacionin Biden, prandaj roli i saj i ri është një tregues për fushat ku mund ta përqëndrojë aktivitetin e saj zonja Biden.

Njoftimet vijnë vetëm disa ditë pasi Presidenti i zgjedhur Biden bëri të ditur emrat e atyre që do të jenë këshilltarët e tij më të ngushtë në stafin e lartë të Shtëpisë së Bardhë. Mes tyre janë Jen O’Malley Dillon, që do të shërbejë si zëvendës shefe e stafit dhe kongresmeni Cedric Richmond si drejtor i Zyrës së Angazhimit Publik në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të javës së kaluar, zoti Biden njoftoi se ndihmësi i tij i vjetër Ron Klain do të jetë shefi i tij i stafit.

Megjithëse këto njoftime krijojnë një ide për ekipin e Shtëpisë së Bardhë që zoti Biden po fillon të ndërtojë, ai ende nuk ka caktuar dikë në rolin e koordinatorit për COVID-in, as individët në rolet kryesore të komunikimit me publikun. Ekipit të tij do t’i duhet të bëjë mijëra emërime të tjera në stafin e administratës së ardhshme që do të nisë punën në janar. Aktualisht, ekipi është duke shqyrtuar aplikimet dhe po lidhet me kandidatët e mundshëm për rolet kryesore.

Zoti Biden ka dhënë shenja se planifikon të bëjë disa nga emërimet për kabinetin e ri rreth Ditës së Falënderimeve dhe tha të enjten se tashmë ka marrë vendim se cili do të jetë Sekretari i tij i Thesarit.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY