Ndahet nga jeta ‘Ver Llapa’

Ndahet nga jeta ‘Ver Llapa’

136
0
Shares

Është ndarë nga jeta një nga emrat më atipikë të Tiranës, Ver Llapa. Kush ka kaluar me makinë ose në këmbë nga 21 dhjetori nuk ka mundësi të mos ketë parë apo të jetë përshëndetur me “Ver Llapën”. Teksa i jepje një monedhë ai në kumbim të jepte një këshillë:avash!

Veri për dhjetëra vite ishte një nga personazhet më pikante të Tiranës, personazh i famshëm i qindra memeve pikante nuk mund ta takonim ë as tek zona e tij, 21 dhjetori.

Lajmin e ka dhënë Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje të gjithë këtij realiteti absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd të bukur e të dëlirë naiv…

Ik VERI, prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, një sakrificë prej cigani e bohemi që aq shumë ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI ….. I mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”, shkruan Çumani./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY