Gjykata e Posacme dënon 8 persona të dosjes 339, mes tyre dhe...

Gjykata e Posacme dënon 8 persona të dosjes 339, mes tyre dhe kampioni

172
0
Shares

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike në bashkëpunim”.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Të pandehurit pranun më herët gjykimin e shkurtuar duke përfituar uljen e një e treta e dënimit.

Dënimet janë:

Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.

Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Po ashtu është dënuar edhe kampioni i botes ne mundje, Elis Guri me 7 vite burgim, dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ndërkaq avokati Arber Hoxha u shpreh për mediat se “vendimi është i pambështetur në ligj dhe ne prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykaten e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY