Trafiku bllokon hyrjen ne Tirane, shtohet edhe nje stres tjeter mes pandemise

Trafiku bllokon hyrjen ne Tirane, shtohet edhe nje stres tjeter mes pandemise

66
0
Shares

Sheshi “Shqiponja” është bllokuar sot tërësisht për automjetet, gjë që ka shkaktuar trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Ndonëse ka rrugë dytësore për të hyrë apo dalë nga Tirana, lëvizja e shtuar e makinave ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSH kanë sqaruar se zona e Doganës do të mbetet e bllokuar për katër muajt e ardhshëm kur punimet për kenë përfunduar krejtësisht. Qytetarët që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

Ndërsa në rrugën e Doganës do të kenë akses vetëm ambulancat që vijnë për raste urgjence.

Prej kohësh ndërtimi i Unazës së Madhe ishte shndërruar në një stres për trafikun e kryeqytetit, i cili në mëngjes dhe në mbrëmje rezultonte më i rënduar se në orët e tjera të ditës.

Tenderi per ndertimin e unazes se re u anukua per shkak te nje afere te rende korruptive si dhe per standartin e dyfishte te kompensimit te banoreve qe u prisheshin bizneset dhe banesat. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY