OPINION/ Prej tij pritej shumë, ndaj dështimet ja kemi parë me lupë...

OPINION/ Prej tij pritej shumë, ndaj dështimet ja kemi parë me lupë zmadhuese

44
0
Shares

Nga Gezim Basha

Sali Berisha festoi 76 vjetorin!

Tranzicioni Shqiptar, me sukseset dhe dështimet, mban vulën e tij. Prej tij pritej shumë, ndaj dështimet ja kemi parë me lupë zmadhuese! Në kontrast të thellë, pritshmëritë prej kundërshtarëve të tij kanë qenë minimale; për këtë shkak në vend të revoltës, Nano dhe Rama kanë “gëzuar” luksin e qeverisjes në stinën e apatisë publike!

Për shkak të dështimeve të tij, Dr Berisha ka zbritur disa herë në kategorinë e kundershtarëve të tij politikë por keta të fundit asnjëherë nuk kanë mundur të ngjiten në ligën e Doktorit.

Është i vetmi President Shqiptar i pritur me ceremoni shtetërore në Shtëpinë e Bardhë!

Me emrin e tij lidhet vizita e vetme e një Presidenti Amerikan në Tiranë.

I pari lider nga Europa Lindore të kerkonte me ngulm, qysh në vitin 1991, antarësim në Nato, gjë që e arriti gjatë mandatit të ti të parë si Kryeministër.

Arriti liberalizimin e vizave duke përmbushur ëndrën shekullore Shqiptare për levizje të lirë!

Mandatet e tij qeverisëse përkojnë me një luftë serioze kundër varfërisë dhe mbeten momentet e vetme kur njeriut të thjeshtë Shqiptar i janë zbutur vuajtjet ekonomike.

Gjatë agresionit Serb në Kosovë artikuloi dy nga postulatet më pikante të kohës:

“Një komb-një qëndrim.”

“UÇK mbetet aleatja më e madhe e NATOS në rajon për shkak të idealeve të përbashkëta që mbrojnë.”

Ndërtoi Autostradën Tiranë-Prishtinē me kosto më të ulët se pedonalet e rilindjes….

Pavarësisht se Ruli i propozon pension politik, Dr Berisha mbetet i vetmi politikan Shqiptar realisht energjik dhe e vetmja mëndje politike e paisur me hartën ideologjike të centrizmit Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY