Pirro Dhima gjen një rast tjetër të tregojë se nuk është shqiptar

Pirro Dhima gjen një rast tjetër të tregojë se nuk është shqiptar

295
0
Shares

Shqiptaro-greku Pirro Dhima ka pasir edhe nje rast tjeter per te treguar se nuk eshte shqiptar por grek pergjate nje replike me një gazetare greke e cila në një shkrim e kishte cilësuar me origjinë shqiptare.

Artikulli i gazetares Elena Akrita lidhej me nje rast kur Dhima si deputet i PASOK ndaloi deputetin e Agimit të Artë , Nikos Michos të godiste politikanin e SYRIZA, Petros Tatsopulos. Ne fakt ky duhej te ishte me shume nje tipar shqiptar se tipar grek.

Ajo shkruajti ne gazeten greke ”Ta Nea” se “Kampioni ynë me origjinë shqiptare me qëndrimin e tij i jep një mësim demokracie të gjithë Parlamentit Grek”.

Dhima në një replikë e falenderon gazetaren për vlerësimin por i shkruan se: Përshëndetje zonja Akrita. Unë do të doja të ju falënderoj për referencën tuaj për mua në artikullin tuaj në “Nea”. Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare. Unë jam një grek i lindur në Shqipëri, një fëmijë i pakicës. Sigurisht që do të ishte e paqëllimshme, thjesht doja ta theksoja. Të jeni mirë dhe faleminderit shumë ”./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY