Berisha tregon vendimin e tij per thirrjen ne Gjykate: Per vrasjen e...

Berisha tregon vendimin e tij per thirrjen ne Gjykate: Per vrasjen e Hajdarit kam dhene nje deshmi shterruese

232
0
Shares

Teksa foli në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në emisionin “Opinion” nëse do të dëshmonte nëse do të thirrje nga Gjykata.

Berisha tha se e ka kryer detyrën e tij dhe se ka dhënë një deklaratë shteruese për vrasjen e Hajdarit. Sipas tij, rihapja e çështjes është çështje politike dhe hakmarrje e kryeministri Edi Rama.

Ish-kryeministri theksoi se çështja po hapet për të liruar nga burgu njerëzit që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Hajdarit.

Do dëshmoni nëse do thirreni në Gjykatë?

Unë e kam kryer detyrën time. Unë kam dhënë një dëshmi që ka qenë shteruese për ato që kam ditur. Kjo e dyta është politke. Edi Rama hakmerret për Nexhmie Hoxhën. Kjo bëhet për të nxjerrë jashtë vrasësit,Jahi Salihin, për të nxjerr jashtë pjesëmarrësin në vrasje, Izet Haxhiun. Të hapësh një proces i cili i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut, kjo është politike. Se ekzekutorët janë të gjithë të dënuar. Cili është porositësi, është shteti, Fatos Klosi.

Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?

Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”.

Fevziu: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?

Berisha: Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.

Fevziu: Kush ishte personi që i ngjalli besim dhe e bëri të bënte 100 metra në këmbë, ndërkohë që Azem Hajdari dihej që ruhej dhe ishte i kujdesshëm.

Berisha: Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrava Azem Hajdarin, sepse kështu më ndodhi. Më tha që i kishin thënë t’i thoshte Azemit se aty është një makinë. Ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i partisë demokratike. Ai nuk ishte lidhje. Kishte një radio të shërbimit informativ në makinën nga e cila u qëllua. Pse doli Azemi? Jam shumë dakord që ai ishte i kujdeshëhm. Ai mendoi çfarë mund të ishte kjo makinë. Ai mund të nxirrte bodiguardët. Bëri një vlerësim të gabuar.

Fevziu: A mund të ketë një kurth nga persona brenda PD?

Absolutisht jo. Nëse merret kurth ky, që tjetri i tha se jashtë ka një makinë…

Fevziu: U zhduk celulari i Azem Hajdarit, a mund të ketë qenë një telefonatë e një personi të afërt që ai i ka zënë besë për të dalë?

Berisha:  Unë nuk besoj se ka qenë një telefonatë e personave të afërt. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda dhe nuk e kam ndjekur si ka shkuar ky problem. Sa i përket telefonit, sigurisht që vrasësit do të merrnin telefonin. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY