VIDEO/”Mbrëmë ishte një tmerr”

VIDEO/”Mbrëmë ishte një tmerr”

58
0
Shares

Familja Preni në Mazhë e Madhe në Krujë rrëfen natën e vështirë në çadër dhe rrëzon propagandën e Arben Ahmetajt. Indrit dhe Desilda Preni: Shtëpinë të na e ndërtojnë këtu, asgjë tjetër nuk duam.

Fshati Mazhë e Madhe njësia administrative Bubq po përjeton ditë të vështira. Familjet që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, në pamundësi për të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre, nuk kanë asnjë zgjidhje jetese veçse çadrave verore në të cilat jetojnë prej 10 muajsh. Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, ku pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni hedhin poshtë edhe propagandën e Arben Ahmetajt dhe deklarojnë se nuk mund të ikin nga prona e tyre dhe shtëpinë e duan të rindërtohet aty ku e kanë pasur.

Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethën që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetes e vështirë është këtu.

Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?

Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi gjithë ai situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë I ftohti madhë që është më  e vështirë për neve.

Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.

Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!

Indrit Preni:  Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia…

Oriola Pampuri: Për cfarë e keni bërë peticionin?

Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.

Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?

Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY