Malltezi, padi penale per Pecin e Tepelenes dhe Dedejn

Malltezi, padi penale per Pecin e Tepelenes dhe Dedejn

50
0
Shares

Anëtari i Kryesisë së PD dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në këtë parti, Jamarbër Malltezi tha sot se ka paditur penalisht kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe për drejtorin e përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej pasi dhane leje per ndertimin e një objekti 6-katësh në shtratin dhe në monumentin e natyrës “Uji i Ftohtë”.

Në një postim të tijin në Facebook, Maltezi ka publikuar foton e objektit si dhe tregon edhe ligjet që shkel ky vendim i zyrtareve.

“Padi penale per Termet Peçin dhe Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”. Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar”, shkruan në postimin e tij Malltezi./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY