Kthyen qendrën e masazhit në qendër prostitucioni, gjykata jep vendimin për dy vëllezërit

Shares

Gjykata Penale këtë të hënë ka dhënë vendimin për dy vëllezërit të cilët ishin pronarë të qendrës së masazhit, të arrestuar pak ditë më parë.

Në vendimin e saj gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Roshin dhe “arrest shtëpie” për Andi Roshin.

Ndër të tjera mësohet se mbi Marion rëndojnë dy akuza, ajo e “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, ndërsa Andi Roshi ka vetëm një akuzë, “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Qendrat e masazhit në pronësi të tyre që ofronin shërbim  ekstra, ndodhen në zonën e Pazarit të Ri, ne Tirane, pikërisht në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...