Basha qarteson marreveshjen e 5 qershorit, perjashtohet ndryshimi i njeanshem

Basha qarteson marreveshjen e 5 qershorit, perjashtohet ndryshimi i njeanshem

39
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha qartëson marrëveshjen e 5 Qershorit e cila perjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit zgjedhor. Për listat e hapura nuk duhen ndryshime kushtetuese, tha ai.

Pjese nga deklarata e Bashes:

Dua t’i them sot çdo qytetari që unë personalisht, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në emër të së cilës flas sot përpara jush, jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të bëjmë gjithçka për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ku pika 2 e konkluzioneve të marrëveshjes, qartësisht përjashton mundësinë e ndryshimit unilateral, të njëanshëm, të sistemit zgjedhor.

Nëse Edi Rama është për lista të hapura, nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, sepse bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor. E vetmja arsye përse Edi Rama kërkon ndryshime Kushtetuese është të heqë koalicionet parazgjedhore. Motivi i kësaj është tmerri i një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

Sot, me thirrjet e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varheley, dje me mesazhe të qarta të përfaqësues së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, para disa ditësh me mesazhet e ardhura nga Parlamenti Europian dhe, së fundmi, dhe jo më pak e rëndësishme, me rekomandimin e qartë të OSBE/ODHIR kundër çdo ndryshimi një vit para zgjedhjeve, është e qartë se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është dhënia fund e kësaj maskarade, që ka 1 dhe vetëm 1 qëllim – të qetësojë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj, sa nuk është vonë i bëj thirrje të marrë të gjitha masat e nevojshme, të çfarëdo natyre për t’u qetësuar dhe pranuar realitetin e pashmangshëm.

Askush nuk është i përjetshëm në pushtet.
Askush nuk e ndal dot rotacionin.

Edi Rama ka vetëm diçka në dorë, të paktën në këtë fazë të fundit të qeverisjes, t’i thërrasë përgjegjësisë së tij si Kryeministër, si qytetar dhe si prind dhe të lejojë rotacionin e pashmangshëm politik me votën e lirë të shqiptarëve ose të përballet me të gjitha pasojat e një vendimi ndryshe.

Por e sigurt është që as Shqipëria, as shqiptarët nuk janë dhe nuk do të jenë peng i ankthit, frikës dhe tmerrit të Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme dhe nga rotacioni i pashmangshëm politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY