Balluku flet për projektin Milot-Fier, por nuk shpjegon cmimin, tallet me Fatos...

Balluku flet për projektin Milot-Fier, por nuk shpjegon cmimin, tallet me Fatos Nanon e Ilir Metën për rrugën e Lushnjës

459
0
Shares

Në foto, pamja nga autostrada që do të ribëhet sërish nga projekti Milot-Fier

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shmangu shpjegimet rreth kostos për kilometër ndërsa foli në parlament rreth projektit të autostradës, Milot-Fier.

Ajo tha se projekti është ndjekur nga kompani konsulente të huaja që prej katër vitesh janë të kontraktuar nga qeveria, ndërsa sqaroi se pagesa e cmimit të autostradës është 7 euro gjithsej, ndërkohë që ka rrugë anësore që janë pa pagesë.

Balluku tha se rruga egzistuese do të përdoret vetëm për shkak të gjurmës për të mos bërë shpronësime të reja, por ajo do të ndërtohet nga fillimi. Behët fjalë për 63 km të autostradës.

Balluku tha se të gjithë ata që kritikojnë këtë rrugë janë zëdhësnit e qametit ndërsa u kujtoi se rruga egzistuese është jashtë standarteve dhe është ndërtuar nga qeveria e djathtë 2005-2013

Por ndërkohë ministrja Balluku nuk foli për cmimin  e rrugës prej 1.2 miliardë euro, për një rrugë 114 km qe ka në standard të pranueshëm 63 km autostradë. I bie që afërsisht segmenti I ri prej 53 km që është fushor, pa tynele dhe vepra arti të kufizuara , të shkojë mbi 17 milionë euro për një km, më shumë se sa kosto e rrugës Rrëshen Kalimash, që është autostradë malore, pa asnjë metër gjurmë të vjetër, me mbi 50 vepra arti, zhvendosje të tëra kodrash dhe me 12 km tynel me dy kalime, 6 km në vajtje e 6 km në kthim.

Balluku ndërkaq u tall me segmentin Rrogozhinë –Lushnjë dhe atë Lushnjë –Fier duke ironizuar kryqëzimet dhe krahasuar këta të fundit me bypassin e Fierit.

Të dy segmentet e cituara nga Balluku janë ndërtuar nga qeveria socialiste, të vetmet segmente rruge që janë ndërtuar prej tyre në 16 vjet qeverisje, pra përfshirë edhe dy mandatet e Ramës.

Qeveria Nano ka ndërtuar rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, ndërsa atë Lushnjë-Fier e ka ndërtuar pjesërisht. Ndërkaq baypassi I Fierit u mor nga qeveria Rama para shtatë vitesh me gjurmë të hapur. U deshën shtatë vjet për ta asfaltuar këtë gjurmë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY