PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria.
Ndërsa e quajnë një shfaqje propagandistike, prezantimin e saj, demokratët thonë se bëhet fjalë për një projekt fantazmë, pasi tenderi nuk ekziston.
Në deklaratën për mediat, Alibeaj iu drejtuar me 4 pyetje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/586728595552468
“Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.
1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?
Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!
Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta”,-shprehet ish-deputeti.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












