Taho Cela, dyshimet per disa vrasje, implikimet ne ngjarjet me te renda

Taho Cela, dyshimet per disa vrasje, implikimet ne ngjarjet me te renda

196
0
Shares

Talo Çela personi i shpallur në kërkim ditën e sotme për vrasjen e vëllezërve Haxhia është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas, transmeton abcnews.

Pak ditë më parë RENEA ka kryer një operacion në qytetin e Elbasanit me qëllim arrestimin e Çelës, pasi dyshohej se ky i fundit fshihej në shtëpinë e Ervin Dakes por operacioni për kapjen e tij dështoi, raporton abcnews.

Policia arriti të prangosë vetëm Dakën për shkak se në banesën e tiju u gjetën një sasi armësh, mes të cilave edhe një pistoletë me silinciator.

Mbremjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018.  Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt.

Taho Cela rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu ka nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiaj, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY