Iken Dvorani, Presidenti Meta fiton duelin me “gjykatesin e qeverise”

Iken Dvorani, Presidenti Meta fiton duelin me “gjykatesin e qeverise”

251
0
Shares

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot perfundimin e mandatit të Ardjan Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë me 6 vota pro dhe 3 kunder, dukeni dhene fund nje konflikti te fjate mes Presidentit dhe gjyajtesit, bile edhe vete KLGJ.

Kjo e fundit tha gjatë seancës se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Alban Toro, anëtari tjetër i KLGJ-së u shpreh se këshilli duhet të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur.

Nga ana e saj, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi u shpreh se, që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që ai të qëndrojë në detyrë, dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor mori nje pergjigje refuzuese nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me gjykimin e tyre mbi mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Me largimin e Dvoranit nga Gjykata e Larte ai largohet ne te njejten kohe edhe nga kryesimi i KED duke i hapur rruge rifillimit te procesit te zgjedhjes se gjykatesve te Gjykates Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY