Oligarket jane ne zyren e Rames. Gazment Bardhi i permend me emra,...

Oligarket jane ne zyren e Rames. Gazment Bardhi i permend me emra, por jo te gjithe

295
0
Shares

Ne nje interviste te Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi per emisionin “Tempora” te Sonila Meços, numri dy i PD thote se oligarket janë në zyrën e Ramës. PD zero varësi prej tyre.

Pjese nga intervista:

Pyetje: A ka oligarkë në Shqipëri? Rama tha jo.

Gazment Bardhi: Oligarkët, natyrisht që ekzistojnë. Ata janë në zyrën e Edi Ramës dhe, bashkë me të zhvasin paratë nga buxheti i shtetit.

Pyetje: Mund të na përmendni disa emra?

Gazment Bardhi: Mund ta nisim me koncesionet apo PPP e inceneratorëve, ku Klodian Zoto që në llogarite bankare ka vetem 1 mijë euro, përfiton rreth 400 mln euro nga 3 koncesione/PPP. Buxheti i shtetit i jep para pa nisur puna në këto inceneratorë dhe kur jemi në situatë si kjo e pandemisë, kur qytetarët kanë nevojë për mbështetje ekonomike, ngre duart dhe thotë nuk kemi para për shqiptarët.

Pyetje: Më thoni një emër tjetër, pa bërë një analizë kaq të gjatë.

Gazment Bardhi: Një tjetër oligark është ai që takson qytetarët shqiptarë për një rrugë publike, siç është kompania “Kastrati”, i cili ka marrë koncesionin e Rrugës së Kombit.

Pyetje: Ndërsa ju thoni emra, ka një akuzë nga Erion Veliaj, që shorehet se Basha u vendos gjoba atyre që i quan oligarkë.

Gazment Bardhi: Nëse ka një gjobaxhi dhe një person që është i lidhur jo vetëm me oligarkët, por edhe me grupe të rrezikshme kriminale që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit, ai është kryebetonieri në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

A ekziston rreziku i varesisë së PD nga ky grup oligakrësh, të cilët i kanë rezistuar pushteteve?

Gazment Bardhi: Zero varësi. Varësia krijohet në 2 drejtime. Së pari, që të na mbyllin gojën për telë denoncuar aferat ku janë përfshirë. Nuk ka shqiptar të besojë se PD ka mbyllur gojën për ndonjë aferë korruptive. Është opozita, kryesisht PD, ajo që i ka qendruar ballazi çdo aferë korruptive. Drejtimi i dytë është pranimi i financimeve në partinë politike nga këta oligarkë. Si Sekretar i Përgjithshëm po të konfirmoj se, të paktën që nga koha për të cilën unë jam në ketë detyrë, PD pranon zero financime nga këta oligarkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY