SPAK jep detajet e arrestimeve ne burgun 313

SPAK jep detajet e arrestimeve ne burgun 313

40
0
Shares

SPAK ka dhene detaje ne lidhje me arrestimin e drejtorit te burgut Eduart Struga.

Sipas Prokurorise se Posacme thuhet se “pas regjistrimit të procedimit penal, strukturat e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.S, me detyrë drejtor i burgut ‘Jorgan Misja’, shtetasin F.A, me detyrë Shef i Logjistikës i IEVP-së ‘Jordan Misja’ dhe shtetasin E.K, përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F.A. iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 100 mijë lekësh, objekt i përfitimit të parregullt.
Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 550 mijë lekë) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së ‘Jordan Misja’ në Tiranë”.

“Shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, u ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash”, thuhet më tej.

Hetimet nisën pas denoncimit të një shtetasi dhe po vijojnë ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY