“Nëse ke nevojë për humor, na mbyti me gafa ministrja Besa”

Shares

Ish deputeti Luciano Booci ka gjetur gafa të reja të ministres së Arsimit Besa Shahini ose dikasteri që ajo drejton.

GAFAT E BESËS SI HUMOR NË KOHËRA KOLERE

Nuk mbarojnë gafat e Besës!
Në vend që të realizojë një platformë dinjitoze të certifikuar, Ministria kërkon të certifikojë me zor mësuesit.
Mendoje!
Mësuesit që do certifikohen si mësues online (një pjesë e të cilëve kanë vështirësi në përdorimin e online), do e zhvillojnë trajnimin online😇

Fotografia e Luciano Boci - Faqja Zyrtare

Fotografia e Luciano Boci - Faqja Zyrtare
Shpikje e Besës kjo!
Në cilin vend ndahen mësuesit në mësues terreni dhe mësues online?
Pastaj mësuesi duhet të certifikohet për edukimin në distancë e jo thjesht online.
Trajnimi duhet të bëhet për edukimin në distancë.
Ka një ndryshim shumë të madh midis këtyre dy termave.
Por jetojmë epokën e Ramës dhe Besës e gjithçka është e mundur.
E fundit!
Po si nuk nxorrën një herë dy gisht shkresë këta të ministrisë pa gabime trashanike?!
Injoranca sheshit.
I drejtohen mësuesve me një mal gafash!
Mjerë arsimi e mjerë nxënësit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...