Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e ngecur në Europë? Kjo eshte pyetja qe ben ish deputeti i PD, Genc Pollo. Ja cfare shkruan ai ne faqen e tij ne rrjetet sociale.
Postimi i Pollos:
Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.
Çdo shtet po tenton t’i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar Austrian Airlines që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik.

pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit).
A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?
https://www.facebook.com/152421281464333/posts/3082407765132322/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












