“100 studente shqiptare ne Bullgari, pa asnje ndihme dhe te izoluar”

“100 studente shqiptare ne Bullgari, pa asnje ndihme dhe te izoluar”

47
0
Shares

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi denoncon izolimin dhe mungesen e asiatences per 100 studente shqiptare.  “Qeveria braktis dhe le në mëshirë të fatit 100 studentë në Bullgari”, shkruan Boci.

Pistimi i Bocit;

Qeveria shqiptare ka braktisur dhe ka lënë në mëshirë të fatit mbi 100 studentë të cilët gjenden me studime në Bullgari.
Ndërsa Mali i Zi dërgon avion të posaçëm për studentët e vet, Shqipëria i le në mes të katër rrugëve.
Kërkesës së tyre, ambasada i është përgjigjur në mënyrë evazive, duke mos i ofruar asnjë mbështetje dhe asnjë garanci për kalim në doganat shqiptare.
Ndërkohë, kampusi është mbyllur dhe pjesa tjetër e mësimit do të vazhdojë online. Studentët duhet të largohen në vendet përkatëse.
Pas email-t të datës 14, në takimin me ambasadën, atyre i është ofruar si zgjidhje vetëm rruga nëpërmjet Turqisë, me avion që kushton shumë, përtej mundësisë financiare të familjeve të tyre.
Kërkesës së studentëve që shteti t’i evakuojë me autobuzë, ambasada i është përgjigjur në formë refuzuese.
Studentët bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe shprehin gadishmërinë e karantinimit 14 ditor, sapo të mbërrijnë.
Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverisje të papërgjegjshme që ka braktisur çdo detyrim dhe përkujdes ndaj shtetasve të vet.
Studentët duhet të kthehen në Shqipëri!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY