Djali i kthyer nga Italia infekton prindërit me koronavirus, u merren mostrat edhe fqinjëve në Elbasan

Shares

Panorama bën të ditur se shtetasi 31 vjeçar me inicialet V.M, banues në Tiranë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID 19.

Ai është takuar me dy prindërit e tij në Elbasan, banues në lagjen 5 maji. Nga rezultatet e kryera, rezulton se prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58 vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

Behet e të ditur se 31 vjeçari është prej dy ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

Të dhënat sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...