Zjarr në një pallat në Tropojë, shkrumbohen nga flakët dy banesa

Shares
Foto Ilustruese

Dy banesa në Tropojë mesohet se janë djegur nga zjarri pak pas mesnate.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës. Raportohet se  janë djegur dy apartamente në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shpëtuarnga djegia  banesat e tjera në pallat.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...