Sulmi në Sri Lanka, Papa Francesku: I pikëlluar, sollën zi e dhimbje...

Sulmi në Sri Lanka, Papa Francesku: I pikëlluar, sollën zi e dhimbje në Ditën e Pashkëve

49
0
Shares

Gjatë kremtimit të sotëm Papa Francesku dha mesazhe të forta për paqen në botë, ndërsa komentoi edhe sulmet e ndodhura në Sri Lanka nëpër kisha dhe hotele ku kanë mbetur rreth 156 viktima dhe rreth 500 të plagosur.

I trishtuar Papa shprehu dhimbjen për këto sulme të ndodhura në ditën e festës së Pashkëve.

“Mësova me trishtim dhe pikëllim lajmin e sulmeve serioze që në ditën e Pashkëve kanë sjellë zi dhe dhimbje në disa kisha dhe vende të tjera të takimit të Sri Lankës. Dëshiroj të shpreh dhimbjen për komunitetin e krishterë, të goditur kur ishin mbledhur në lutje, dhe të gjithë viktimave të dhunës së tillë të ashpër. Unë i besoj dhe i lutem Zotit për ata që kanë vdekur tragjikisht, për të plagosurit dhe të gjithë ata që vuajnë për shkak të kësaj ngjarjeje dramatike “, tha Papa në fund të kremtimit të sotëm në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Unë kërkoj paqe për Sirinë, Libinë, Jemenin dhe gjithë Lindjen e Mesme. Gjithashtu, lutem për ndërprerjen e konflikteve në Afrikë dhe Ukrainë. Zoti i jetës nuk do të rrijë i ftohtë dhe indiferent ndaj vuajtjeve të vëllezërve tanë”, shtoi Papa Francesku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY