Do të largohej nga Top Channel, arsyeja e Arbana Osmanit lidhet me...

Do të largohej nga Top Channel, arsyeja e Arbana Osmanit lidhet me partnerin e ri

223
0
Shares

Largimi i Arbana Osmanit nga Top Channel ka qenë një ndër ngjarjet më të diskutuara të shoëbizit ditëve të fundit.

U diskutua shumë arsyeja e dorëheqjes duke filluar që nga çështjet financiare e deri te studioja, ku u përshi dhe Renato Mekolli.

Por ditën e sotme, mapo.al ka zbuluar disa detaje të reja. Sipas tyre, gjithçka ka nisur se Arbana ka publikuar në faqen e emisionit të ‘Dua të të bëj të lumtur’,një pjesë nga videoklipi i këngës së re të Pirro Çakos dhe Xhensila Myrtezaj. Regjisori i së cilës është Eduart Grishaj, i cili është përfolur si i dashuri i ri i moderatores.

Drejtuesit e televizionit i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e “Dua të të bëj të lumtur”, por ajo ka kundërshtuar, duke thënë se është emisioni i saj, ajo është autorja dhe ka të drejtën të hedhë gjërat që dëshiron.

Më pas diskutimi është tensionuar dhe ka bërë që moderatorja të kërkojë dorëheqjen.

Megjithatë pak kohë më mbrapa, moderatorja ka hequr dorë nga vendimi i largimit për shkak se kështu emisioni do të mbetej përgjysmë dhe do të kishte mjaft dëme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY