Dikur konkurrente në emisionet e pasdites, Jonida Shehu ka vetëm një pyetje për Rudina Magjistarin

Shares

Moderatorja Jonida Shehu në një intervistë ka folur më shumë rreth karrierës së saj në moderim por dhe marrëdhënieve dhe raporteve që ajo ka patur me konkurrentët e saj.

Momentalisht, moderatorja drejton emisionin “Soiree” i cili transmetohet të mërkurave në mbrëmje, por dy vite më parë ajo ishte moderatore e emisionit të pasdites, largimi nga i së cilës bëri shumë bujë.

Jonida ishte e ftuar në “Trokit” në INTV ku u pyet nëse e shihte si konkurrente Rudina Magjistarin atë kohë kur drejtonte emisionin e pasdites.

“Unë kur kam bërë pasditen nuk kam menduar që po bëj një emision për gra. Secila bën punën e vetë, secila është nën presionin e raporteve të audiencës dhe atij filtrit profesional. Prandaj nuk besoj se ndonjëra nga prezantueset apo moderatoret apo autoret e pasdites ka për konkurrencë kolegen. Nuk punon duke pasur parasysh çdo ditë Anilën, Rudinën, Jonidën, Bietën”, u shpreh Jonida.

E pyetur se çfarë pyetje do i bënte Rudinës, Jonida u përgjigj: “Do e pyesja si e ke gocën?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...