‘Eurodeputetët e kanë shikimin e turbulluar’, Vasili: Opozita ka shami për t’ua qartësuar

Shares

Pas deklaratave të eurodeputëve të cilët erdhën në Tiranë për situatën politike, ka reaguar dhe Petrit Vasili.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Vasili thotë se eurodeputetët e kanë të turbullt shikimin dhe si pasojë e kësaj nuk e vënë re situatën aktuale.

Sipas ish-deputetit, dosja ‘339’ qëndron e bllokuar, krimi ka blerë votat dhe unaza e re është një skandal ndërkombëtar.

“Vota në Shqipëri është blerë nga krimi dhe fajtorët i njeh gjithë Shqipëria. Çudi që zyrtarët e BE s’kanë dëgjuar për dosjen ‘339’, e cila mbahet e bllokuar. Unaza e re është një skandal ndërkombëtar. Nuk e shohin zytarët e PE se kanë shikim të turbulluar, por ne do mundohemi tua qartësojmë shikimin. Opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve”– tha Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...