Kokainë me avion nga Brazili në Greqi, organizata drejtohej nga një shqiptar

Shares

Policia greke ka goditur një organizatë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, njëkohësisht edhe financues i organizatës. Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk dihet rezulton i arrestuar në Gjermani.

Autoritetet sekuestruan 36 kg kokainë që vinte në Greqi nga Brazili me rrugë ajrore.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

Ndërkohë që në pranga janë vënë 6 shtetas greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ky i fundit kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Ameriken Latine.

Gjashtë  muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...