Policia rrugore në kryeqytet, nisur nga shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, ka ndjerë të nevojshme sqarimin e opinionit publik përsa i përket patrullimit të shtuar kohët e fundit.
Ja çfarë thuhet në mesazhin e tyre:
Rrugorët e kryeqytetit vazhdojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët urbane të kryeqytetit.
Përpos masave të marra nga policia, duke ndëshkuar dhe këshilluar në disa raste, fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rruget e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për tu përfshirë në një ngjarje rrugore.
Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti.
Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj.
https://www.facebook.com/policia.al/videos/223470461909689/?__xts__[0]=68.ARC9D3LYfkdcssGzZH46xKHb_Vf3ywBp6wir5HeGMDpri0N-_kLK1uo_NUc13o_pEHNquQxt-1X081_1NuvKl_gXrU0-heeZ4ZhhMYuh7Lb_6DN-gvV8bs5dtUfePWHnUCXHXu8OgK4PURWHzjqI6Ioi5AljXfberhMHufjjMpW2_mebYCasHQ9URr9O8XVm3l9BKGzqCnW97RpqEjhCa7Q0XO-kH2xJ35gdNJYg5uWr2lC74ChqJMcdQyj1J6BrUaqtU2JMZelPY40aQv3QBRb9AqZr08Et-GPcwGiJXbY_i7GCbUTjQIDJgnHqSIA8xgdEaJ8e3vdKFvr-hg8D36liMRPXDrJrmDgNdg&__tn__=-R
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












