Nuk flasin të njëjtën gjuhë, çifti bie në dashuri falë ‘Google Translate’

Nuk flasin të njëjtën gjuhë, çifti bie në dashuri falë ‘Google Translate’

884
0
Shares

Nuk është dëgjuar shpesh që një histori dashurie e tillë të ekzistojë për kaq gjatë. Por një çift që jeton në Londër dëshmon se të tilla raste janë të mundura.

Çifti i të rinjve u takua në një klub nate në Ibiza dhe që prej asaj dite, ata janë ende të dashuruar, kjo pasi Google Translate i ka ndihmuar ata të komunikojnë.

Chloe Smith, 23 vjeç, u lidh me  Daniele Marisco, 25 vjeçe, kur ata ishin të dy në pushime në ishull. Edhe pse nuk flisnin të njëjtën gjuhë, ata ishin kuptuar vetëm nëpërmjet Google Translate.

Tani më shumë se dy vjet më vonë, ata janë ende të çmendur pas njëri tjetrit – falë Google Translateit dhe videove me nëntitull, thotë Chloe.

Vajza është me origjinë nga Wolverhampton, West Midlands. Daniele,djali ka mësuar anglisht ndërkohë që ka qënë me Chloe. Ata tani jetojnë së bashku në Streatham, në jug të Londrës.

“Sa më shumë kohë kaluam së bashku, aq më pak e kemi përdorur përkthyesin e Google, dhe kjo ndodh vetëm kur Daniele nuk e njeh emrin e diçkaje në gjuhën angleze”, tha Chloe.

K.Balliu/DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY