Punonjësja e policisë që mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë është kthyer mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Ina Nuka ka mbërritur në Rinas rreth orës 21:30 pas trajtimit mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë dhe ndërhyrjes që i bëri të mundur rikthimin e gishtit të këputur.
Ina nuk do të ndërpresë endrrën e saj dhe do të vazhdojë të jetë në radhët e policisë.
“Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, s’kam asnjë mëri personale me askënd, për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dhunë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë, tha Nuka pas mbërritjes në Rinas.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/361411328006787/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












