Këngëtarja thumbon koleget: Populli në varfëri ekstreme, ato hiqen sikur bëjnë jetë pasanike

Shares

Edhe pse ajo ka disa kohë që nuk po shfaqet me projekt dhe këngë të reja, Zanfina Ismaili rikthehen vemendjen tek ajo me deklaratat e saj të sinqerta.

Këngëtarja e njohur së fundmi ka shenjestruar të gjitha ato vajza të famshme të cilat reklamojnë jetën e tyre të shtrenjtë, kur në fakt sipas saj nuk është e tillë.

Zanfina duke folur dhe për veten, tregon se ka një ndryshim të madh mes atyre kolegeve të saj dhe vetes, pasi ajo kurrë nuk shet mend për jetën e saj nëse nuk është me të vërtete mega pasanike.

“Unë nuk jam prej atyre që shiten sikur bëjnë një jetë që nuk e bëjnë. Nuk bëhem mega pasanike nëse nuk jam mega pasanike.

Nëse blej një palë syze, nuk i shes mend të tjerëve. Ato janë fëlliqësirat më të ulëta. Një pjesë e madhe e popullit të Kosovës është në varfëri ekstreme, ne t’i shesim mend? Nuk hahet me asgjë”, u shpreh Zanfina në një intervistë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...