Në varrimin e Kacifasit do të marrin pjesë 2 mijë grekë, mediat njoftojnë për protesta

Shares

Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë detaje të tjera lidhur me Konstandinas Katsifas. Ceremonia mortore ishte shtyrë për disa ditë për shkak se familja ende nuk e ka marrë trupin e tij, ndërkohë që i nënshtrohej ekspertizave.

Ata kanë bërë kërkesë zyrtare sot në Prokurori për të tërhequr trupin nga morgu i QSUT-së. Avokati më herët për mediat greke tha se familjarëve do t’iu kthehet trupi të martën.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se për varrimin e tij pritet të vijnë një numër i madh grekësh.

Drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat.

 “Mbi mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.

Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje” shkruan ‘Kathimerini’.

Konstantinos Kacifa u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...